Jep dorëheqje nga partia e AAK-së, Kajtaz Gashi

Jep dorëheqje nga partia e AAK-së, Kajtaz Gashi

Aktuale August 15, 2020 - 14:43

Ish kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Kajtaz Gashi ka dhënë dorëheqje nga partia e Ramush Haradinajt.

Këtë e ka bërë të ditur ai vet përmes një postimi në “Facebook” i cili tha se do të jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Të nderuar miq;Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK. Falënderoj dhe shprehi mirënjohje për të gjithë ata qytetarë, miq e bashkëpunëtorë që më mbështetën për kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale dhe më besuan t’i përfaqësoj në Asamblenë Komunale të Malishevës.Falënderoj kryetarin e AAK-së për besimin dhe bashkëpunimin korrekt që kemi pasur nder vite.Angazhimi im politik e qytetarë do të vazhdoj gjithmonë në funksion të së mirës së përgjithshme për qytetarët e komunës tonë dhe vendit”, ka shkruar ai./Zëri