9 të vdekur dhe 145 raste të reja me COVID-19

9 të vdekur dhe 145 raste të reja me COVID-19

Aktuale August 15, 2020 - 15:01

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHKP) njofton se janë testuar gjithsej 451 mostra prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Ndërkohë brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924. /Zëri