Pak orë pasi ankohet Aleksandar Vuçiq, KFOR-i ndalon punimet në rrugën te Manastiri i Deçanit

Pak orë pasi ankohet Aleksandar Vuçiq, KFOR-i ndalon punimet në rrugën te Manastiri i Deçanit

Aktuale August 15, 2020 - 15:47

KFOR-i i ka ndaluar punimet që janë duke u zhvilluar në rrugën pranë Manastirit të Deçanit. Punimet në këtë rrugë janë ndërprerë sot gjatë ditës, por ende nuk dihet arsyeja për këtë gjë.

Lexo edhe: Ramosaj: Dekadën e fundit asnjë incident në Manastirin e Deçanit, intrigave dhe mashtrimeve të serbëve po u vije fundi

Kujtojmë se sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Manastiri i Deçanit po rrezikohet nga punët e paligjshme që po kryhen në rrugë. Ai ka theksuar se në mbledhjen tjetër në Bruksel, Serbia do të kërkojë nga përfaqësuesit nga Prishtina që t’i ndërpresin urgjentisht punimet në zonën e mbrojtur të manastirit, shkruan Klan Kosova.

Lexo edhe: Vuçiq thotë se do kërkojnë pezullimin e përhershëm të punimeve në zonën e Deçanit