Shqipëri, 6 të vdekur dhe 143 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëri, 6 të vdekur dhe 143 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Aktuale August 15, 2020 - 16:37

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë identifikuar 143 raste të reja me Covid-19.

Viktimat janë një 58-vjeçar nga Tepelena, një 71-vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50-vjeçar, një 54-vjeçare, një 67-vjeçar dhe një 70-vjeçar. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 650 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar 51 qytetarë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm. /tvklan.al