Ramosaj reagon përsëri, thotë se kryeministri Hoti pezulloi punimet në rrugën te Manastiri i Deçanit

Ramosaj reagon përsëri, thotë se kryeministri Hoti pezulloi punimet në rrugën te Manastiri i Deçanit

Aktuale August 15, 2020 - 17:17

Pak orë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Manastiri i Deçanit po rrezikohet nga punët siç i quajti ai të paligjshme të cilat po kryhen në rrugë.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ka thënë se dekadën e fundit nuk ka ndodhur asnjë incident në Manastirin Deçanit, teksa shtoi se intrigave dhe mashtrimeve të serbëve po u vije fundi.

“Këtë e dëshmojnë raportet e institucioneve që merren me sigurinë. Intrigave dhe mashtrimeve të personelit të Manastirit po ju vije fundi”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ndërkaq, Ramosaj u deklarua përsëri me një shkrim në “Facebook”, i cili tha se pas lajmeve jo të vërteta, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka pezulluar punimet në rrugën R-108.

“Duke parë lajme jo të vërteta nëpër portale të ndryshme, ju njoftoj se, pas keërkeseës seë Kryeministrit z.Avdullah Hoti, kemi pezulluar punimet neë rrugeën R-108, deri neë fillim teë javeës seë ardhshme”, ka potencuar ai.

Por, pak më parë në media u publikua se ishte KFOR-i ai qe ndaloi punimet me kërkesë të Vuçiqit./Zëri