Kroacia merr vendim për bllokimin e pikave të kalimit të kufijve deri më 31 gusht

Kroacia merr vendim për bllokimin e pikave të kalimit të kufijve deri më 31 gusht

Aktuale August 15, 2020 - 17:38

Autoriteti Kroat i Mbrojtjes Civile ka marrë vendim për shtyrjen deri me datën 31 gusht të këtij viti, bllokimin e kalimit në të gjitha pikat e kalimit të kufijve shtetërorë të Republikës së Kroacisë.

Në njoftimin e Ambasadës Shqiptare në Kroaci thuhet se ky vendim është marrë me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve të saj nga përhapja e koronavirusit./Zëri

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kroat i Mbrojtes Civile ka marrë vendimin për shtyrjen, deri në datën 31 gusht 2020, të vendimit të përkohshëm për bllokimin/kufizimin e kalimit, në të gjitha pikat e kalimit të kufijve shtetërorë të Republikës së Kroacisë, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të saj nga përhapja e COVIT-19.

Për këtë arsye, mbeten në fuqi rekomandimet e deritanishme.

---------------------
REKOMANDIME PER KALIMIN E KUFIRIT SHTETEROR TE REPUBLIKES SE KROACISE

Vendimi për ndalimin e përkohshëm të kalimit në vendkalimet kufitare të Republikës së Kroacisë (NN 74/20) ndalon ose kufizon kalimin e udhëtarëve përmes pikave kufitare.

Nga ky vendim përjashtohen:
1. Shtetasit e BE-së (pavarësisht nga vendbanimi i tyre), të zonës Shengen dhe vendeve të lidhura me Shengenin, si dhe anëtarët e familjeve të tyre (e provuar kjo me një dokument) dhe shtetasit e vendeve të treta (ku hyn edhe Shqipëria) që janë rezidentë afatgjatë, si dhe personat që kanë të drejtë të qëndrojnë në vendet e BE-së.
2. Ndalimi i përkohshëm i hyrjes në Republikën e Kroacisë nga vendet e treta, përjashtuar udhëtarët e përmendur në pikën 1, nuk do të zbatohet për:
2a) Profesionistët e kujdesit shëndetësor, studiuesit dhe bashkëpunëtorët e fushës së kujdesit shëndetësor, dhe personat që kërkojnë trajtim urgjent mjekësor;
2b) Punëtorët e zonave ndërkufitare;
2c) Transportuesit e mallrave dhe personeli tjetër i transportit;
2d) Diplomatët, oficerët e policisë në detyrë, punonjësit e mbrojtjes civile, personeli i organizatave ndërkombëtare dhe personeli ushtarak ndërkombëtar në detyrë;
2e) Pasagjerët tranzit;
2f) Pasagjerët që udhëtojnë për turizëm ose për arsye të tjera biznesi apo ekonomike, dhe pasagjerët që udhëtojnë për qëllime shkollimi;
2g) Pasagjerët që udhëtojnë për arsye personale urgjente (p.sh. ata që posedojnë një pronë në Republikën e Kroacisë) ose kanë ndonjë arsye tjetër personale urgjente si rast vdekje apo rast shëndetësor;

Për të gjithë pasagjerët që hyjnë në Republikën e Kroacisë nga vendet e treta (pikat 2f dhe 2g) në pikat e kalimit kufitar kërkohet Testi negativ për COVIT-19, jo më i vjetër se 48 (duke filluar nga koha e marrjes së tij deri në mbërritjen në vendkalimin kufitar kroat). Në rast të kundërt, për ta do të aplikohet mbikëqyrja shëndetësore me 14 ditë karantinë/izolim, të detyrueshëm.
14 ditëshi i karantinës mund të shkurtohet nëse personi bën Testin e COVIT-19 brenda 7 ditëshit të parë të qëndrimit në Kroaci, me shpenzimet e veta.
Policia kufitare kroate kërkon gjithashtu edhe konferm-pagesën e hotelit ku do të qëndrojnë në Kroaci.
Për të gjithë ata që duan të hyjnë dhe qëndrojnë në Kroaci, për një nga arsyet e sipër përmendura, Ministria e Brendshme Kroate rekomandon aplikimin, paraprakisht, në linkun, entercroatia.mup.hr

Detyrimi i karantinës/izolimit për pasagjerët që hyjnë në Republikën e Kroacisë nga vendet e treta nuk zbatohet vetëm për pasagjerët e përmendur në pikat 2a, 2b, 2c, 2d, dhe 2e.

2e)Për pasagjerët tranzit:
Për pasagjerët në tranzit, pasi të kontrollohen se ata përmbushin kushtet për të hyrë në vendet e destinacionit, do të lejohen të kalojnë tranzit në territorin kroat. Ky kalim tranzit duhet të bëhet brenda 12 orëve dhe kontrollohet nga Policia Kroate.
(Ky rregull mund të zbatohet vetëm nëse largimi nga Republika e Kroacisë bëhet tek një vend fqinj që mundëson hyrjen e tij);


Lutemi, të merrni në konsideratë rekomandimet e mësipërme gjatë udhëtimit tuaj në Republikën e Kroacisë.