Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Mustafa në përkrahje të bujqëve të prekur nga dëmet e bresherit dhe shiu

Mustafa në përkrahje të bujqëve të prekur nga dëmet e bresherit dhe shiu

Aktuale August 23, 2020 - 13:27

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka vizituar fermerët e fshatit Drenoc të Komunës së Prishtinës të cilët janë prekur nga dëmet e breshrit dhe reshjet e fundit të shiut.

Në një njoftim për media nga ministria kanë njoftuar se gjatë kësaj vizite ministri Mustafa ka parë nga afër gjendjen e bujqeve të cilët kanë pësuar dëme në veprimtraritë e tyre bujqësore.

Ai i ka njoftuar fermerët se do t’i kompensojnë dëmet e bujqeve Brenda mundësive buxhetore.

“Mustafa i ka njoftuar fermerët, se do të angazhohet që t’i kompensojnë dëmet e këtyre bujqve brenda mundësive buxhetore të Ministrisë, e gjitha kjo bazuar në listat e përpiluara nga komisionet komunale”, thuhet në njoftim.