Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Netanyahu uron komunitetin hebre në Kosovë për Vitin e Ri, por nuk thotë asgjë për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve
Foto: Laura Hasani

Netanyahu uron komunitetin hebre në Kosovë për Vitin e Ri, por nuk thotë asgjë për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve

Aktuale September 15, 2020 - 18:55

Viti i Ri hebraik i ka bërë bashkë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarn Vjosa Osmani, kryeministrin Avbdullah Hoti dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Veç tyre, në këtë organizim janë edhe shumë politikanë të tjerë që shihen në këtë sallë.

Kjo ngjarje është organizuar për nderë të Vitit të Ri hebraik ku edhe pritej videomesazhi nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Por, në vend të videomesazhit, është publikuar vetëm një letër nga Netanyahu, i cili uron komunitetin hebre në Kosovë për këtë festë, raporton Zeri.info

Image

" Të dashur miq! Ju dërgoj përshëndetje të ngrohta “Rosh Hashanah” të gjithë juve në Prishtinë. Në këtë Vit të Ri, ju shtrij dorën time në miqësi me popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit midis Izraelit dhe Kosovës mund të na ndihmojnë në nisjen e një epoke të re nga e cila do të përfitojnë të dy popujt. Unë jam i bindur se ne mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë që ne ta realizojmë këtë I vlerësoj thellësisht përpjekjet e vazhdueshme të komunitetit hebre të Kosovës për të na afruar", thuhet në letrën e Netanyahut.

Image

Në nderë të kësaj feste, për një fjalim rasti ka dalë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila tha se populli shqiptar shtatë dekada më parë i ka qëndruar pranë popullit hebraik për t’i shpëtuar ata nga shfarosja, teksa theksoi se nuk ka popull që i kupton më mirë vuajtjet se ai i Kosovës dhe Izraelilt.

“Historia e dëshmon që për një kohë të gjatë, por në veçanti shtatë dekada më parë gjithë shqiptarët i qëndruan pranë popullit hebraik për t’i shpëtuar ata nga shfarosja. Para 20 vjetësh gjatë luftës në Kosovë kur populli i Kosovës po rrezikohej nga shfarosja, ishte pikërisht Izraeli dhe shtetet tjera që i dolën në krah. S’ka dy popuj që i kuptojnë vuajtjet më mirë e më shumë sesa populli ynë në Kosovë dhe ai në Izrael”, tha ajo.

Image

Ndërkaq, kryeministri Avdullah Hoti në fjalimin e tij ka thënë se së shpejti do t'i vendosin marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelilt.

“Komuniteti hebraik i Kosovës, është hallkë e rëndësishme në këto marrëdhënie. Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona diplomatike me shtetin mik të Izraelit. Përtej kësaj do të thellojmë marrëdhëniet tona në çdo drejtim”, potencoi Hoti.

Image

Po ashtu, në festimin e Vitit të Ri hebraik, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar popullin hebraik teksa ka thënë se për shkak të pandemisë e gjithë bota ka nevojë për një vit më të ëmbël.

“Unë nuk di hebraisht mirëpo kam lexuar se një nga urimet që ju bëni për këtë festë është “ Qoftë viti i ri një vit i ëmbël për të gjithë”, është e vërtetë pas një viti me kaq sfida shëndetësore dhe ekonomike për shkak të pandemisë e gjithë bota ka nevojë për një vit më të ëmbël dhe ne në këtë festë të hebrenjve me gjithë zemër ju dëshirojmë mbarësi për bashkëkombësit tanë shqiptaro hebrenj të Kosovës dhe të Shqipërisë por edhe të gjithë hebrenjtë në botë e sidomos në vendin e Izraelit i cili së fundmi u shpreh për njohjen e Kosovës”, deklaroi Kurti.

Ndërsa ai tha se njohja e Kosovës nga shteti Izraelit do të jetë hapi i radhës në historinë e miqësisë mes popullit shqiptar dhe izraelit.

“Njohja shtetërore mes Izraelit dhe Kosovës do të jetë vetëm hapi i parë i radhës në historinë e miqësisë dhe respektit mes popullit shqiptar dhe atij izraelit”, tha ai.

Image

Në këtë festim foli edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se miqësia e Kosovës me Izraelin po forcohet çdo ditë e më shumë.

“Sivjet kjo festë është edhe më e madhe sepse vjen së bashku me lajmin e shumëpritur për njohje reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Izraelit me këtë miqësia jonë historike, tradicionale, aktuale dhe e përjetshme mes dy popujve tanë po forcohet çdo ditë e më tepër, ndërtohet urë e fuqishme e komunikimit dhe bashkëpunimit institucional dhe gjitha sferat e jetës shoqërore”, përfundoi Thaçi./Zëri