Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Konjufca mohon akuzat e ministres Haradinaj-Stublla për mosveprim në rastin e tërheqjes së njohjes nga Sierra Leone
Foto: Laura Hasani

Konjufca mohon akuzat e ministres Haradinaj-Stublla për mosveprim në rastin e tërheqjes së njohjes nga Sierra Leone

Aktuale September 15, 2020 - 22:46

Ish-ministri i Jashtëm, Galuk Konjufca, thotë se akuzat që ia bëri pasardhësja e tij, Meliza Haradinaj-Stublla, se nuk e parandaloi tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone, i ka me të dëgjuar dhe rrjedhimisht po ia fut kot.

Haradinaj-Stublla në Rubikon kishte thënë se Konjufcën, sa ishte ministër, e kanë paralajmëruar disa ditë më herët, por se ai s’ka ndërmarrë asnjë hap për ta ndaluar, njofton Klan Kosova.

Por, Konjufca e ka mohuar duke thënë se në momentin që është informuar – që ka qenë vonë – është vënë në kontakt me shtetet mike të Kosovës, por s’ka qenë e mundur parandalimi.

“Kjo ministrja absolutisht s’ka informata dhe e ka me të dëgjuar nëpër rrethe kushedi se çfarë. Kam pasë indikacione se kjo të mund të ndodhë vetëm 48 orë para se të vijë nota verbale. Serbia është angazhuar shumë dhe ka arritur t’ia ndryshojë mendjen disa shteteve”.

“Ka qenë absolutisht e pamundur me ra në kontakt me Sierra Leonën. Kam bërë përpjekje, por kjo s’e di hiç dhe ia fut kot sepse mundohet të të akuzojë dhe mendon se është në fushatë zgjedhore. Kam marrë veprime  me shtetet më të rëndësishme që e mbështesin pavarësinë e Kosovës i kam lajmëruar përmes zyrtarëve që i kanë këtu dhe homologëve të mi. Po i përmendi vetëm dy: Britania dhe Gjermania. Edhe SHBA-në e kam lajmëruar  nëpërmjet burimeve të tjera të MPJ-s”.

Konjufca në Rubikon tha se kjo i bie që shteti i Kosovës u mobilizua në momentin kur e ka marrë vesh.

“Shtetet më të fuqishme e kanë ditur dhe s’ka mund të stopohet sepse ka qenë marrëveshje e kryeministrit të Sierra Leone me Daçiqin në shkëmbim me diçka”.