Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Hoti i gëzohet marrëveshjes së sotme mes SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për “Autostradën e Paqes”
Foto: Laura Hasani

Hoti i gëzohet marrëveshjes së sotme mes SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për “Autostradën e Paqes”

Aktuale September 15, 2020 - 23:52

Gjatë ditës së sotme, Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së, Adam Boehler dhe Kryetarja e Bankës së Eksport-Importit, Kimberly Reed, kanë nënshkruar marrëveshjen e quajtur “Letrat e Interesit”, me Kosovën dhe Serbinë për të ndihmuar financimin e ndërtimit të "Autostradës së Paqes".

Kjo pikë është pjesë e marrëveshjes së normalizimit ekonomik të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Washington, raporton Zeri.info.

Pas njoftimit për nënshkrimin e kësaj kontrate, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se ky lajm është i mirë dhe se po shkohet drejt përmbushjes së marrëveshjes për normalizimin ekonomik në mes dy vendeve, Kosovë-Serbi.

“Ky është një lajm i mirë, po ecim drejt përmbushjes së marrëveshjes Normalizimi Ekonomik i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Ky projekt do të lidhë Nishin dhe Prishtinën”, deklaroi ai.

Marrëveshja e nënshkruar sot me Kosovën dhe Serbinë nuk është obligative. /Zëri