Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Tre të vdekur në 24 orët e fundit dhe 76 raste të reja me COVID-19
Foto: Laura Hasani

Tre të vdekur në 24 orët e fundit dhe 76 raste të reja me COVID-19

Aktuale September 16, 2020 - 15:00

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 538 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitive, raporton “Zeri.info”.

Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 165 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.286.