Nga nesër lejohet pjesëmarrja në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare

Nga nesër lejohet pjesëmarrja në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare

Aktuale September 25, 2020 - 22:20

Me vendim të Qeverisë nga nesër qytetarëve u lejohet pjesëmarrja në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare, në objektet fetare dhe jashtë tyre në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19.

Ndërkohë obligohen të gjitha institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektantët për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët. /Zëri