Zvicra i heq karantinën Kosovës, mërgimtarët sytë nga vendlindja

Zvicra i heq karantinën Kosovës, mërgimtarët sytë nga vendlindja

Aktuale September 26, 2020 - 08:35

Kosova është larguar nga radha e gjatë e shteteve të cilave Zvicra u ka vendosur karantinën pas momentit të hyrjes në shtetin zviceran.

Ky vendim hynë në fuqi me datën 28 shtator.

Menjëherë pas marrjes se këtij vendimi bashkatdhetarët që jetojnë atje kanë planifikuar fluturime drejt Kosovës.

Për rezervimin e fluturimeve dhe interesimin e madh ka shkruar edhe menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Adem Jashari, Driton Hyseni.

Hyseni përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se fluturime nga Zvicra për në Kosovë janë planifikuar që nga data 27.

“Mërgata jonë sapo e morri lajmin e autoriteteve zvicerane ia mësyjnë vendlindjes, Kosovës së dashur. Në këto pak orë nga vendimi janë shtatë fluturime të reja të planifikuara për të dielën 27 shtator e shumë të tjera të konfirmuara për javën që vjen… Mirë se vini”, ka thënë ai.

Ndryshe, kujtojmë se Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantimin nga 6 korriku.

Ndërsa më poshtë gjeni listën e shteteve të cilat vazhdojnë ta kenë të obliguar karantinimin nëse hyjnë në Zvicër.

Territoret e shteteve fqinje

Në Francë Rajoni i Bretanjës, Rajoni Val-Lo de Loire, Rajoni Korse, Rajoni i Hauts-de-France, Rajoni Ile de France, Rajoni i Normandisë, Rajoni i Nouvelle-Aquitaine, Rajoni Occitanie, Regjioni Pays de la Loire, Rajoni Provence-Alpes-Côte d’Azur. Pastaj Guadelupa territor jashtë shtetit, Territori përtej detit Guyane

Ishulli Reunion territori përtej detit, Territori Martinik jashtë shtetit, Mayotte territori përtej detit, Polynésie française territori përtej detit, Territori përtej detit Saint-Barthélemy, Territori përtej detit Saint-Martin. Në Itali përfshihet Rajoni i Ligurisë. Ndërsa në Austri radhitet Provinca e Austrisë së Poshtme, Provinca e Austrisë së Epërme, Shteti i Vjenës, Shtetet dhe territoret, Shqipëria, Andorra, Argjentina, Armenia, Bahamas, Bahrejn, Belgjika, Belize, Territori Palestinez i Pushtuar, Bolivi, Bosnjë dhe Hercegovinë

Brazili, Cabo Verde, Kili, Kosta Rika, Danimarka, Republika Domenikane, Ekuador, Guajana, Hondurasi

India, Irak, Irlanda, Islanda, Izraelit, Xhamajka, Katar, Kolumbia, Kroacia, Kuvajti, Liban, Libia, Luksemburgu, Maldivet, Malta, Maroku, Moldavia, Monako, Mali i Zi, Namibia, Nepali, Holanda, Maqedonia e Veriut, Omani, Panama, Paraguai, Peruja, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Spanja, Surinami

Trinidad dhe Tobago, Republika Çeke, Ukrainë, Hungaria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, / Zëri

 

Meërgata joneë sapo e morri lajmin e autoriteteve Zvicerane ia meësyneë vendlindjes, Kosoveës seë dashur. Neë keëto pak...

Posted by Driton Hyseni on Friday, September 25, 2020