Reagon deputeti i AAK-së për ndalimin e tregjeve të veturave dhe kafshëve nga Qeveria

Reagon deputeti i AAK-së për ndalimin e tregjeve të veturave dhe kafshëve nga Qeveria

Aktuale September 26, 2020 - 11:09

Mbrëmë Qeveria e Kosovës ka lehtësuar disa nga masat kundër pandemisë COVID-19.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, të cilit i ka penguar vendimi i qeverisë për mos hapjen e tregjeve të makinave dhe kafshëve.

Syla ka thënë se tregu në Pejë me gjithë atë hapësirë nuk po mund të zhvillohet për shkak që duhet të respektojë masat e përcaktuara.

“Qeveria mbramë paska marr vendim mos me u hap tregjet e makinave dhe kafshëve.

Ky treg në Pejë që e shihni ne foto ka rreth 4 hektarë, ndërsa aj i kafshëve rreth 3 hektarë. Në të gjithë këtë hapësirë nuk po mund të u zhvillojka tregti duke i respektu të gjitha masat e përcaktuara?”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ai i bën thirrje organeve kompetente se që të mos maten me peshoren e tyre pasi që sipas tij populli po zhytet çdo ditë në varfëri.

“Përderisa populli po zhytet në skamje të thellë, pyetja për organet kompetente është: a ju dalin juve pagat në fund të muajit? Besoj po. Populli thotë po matni me "kutin" (peshoren) tuaj!”, tha ai./Zëri