Haradinaj – Stublla zhvilloi videokonferencë me homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines

Haradinaj – Stublla zhvilloi videokonferencë me homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines

Aktuale September 26, 2020 - 12:03

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një videokonferencë me homologun e saj nga Saint Vincet dhe Grenadines Sir Louis Hilton Straker, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë.

Haradinaj-Stublla ka thënë se me homologun e saj kanë diskutuar për nevojën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe temat e interesit të përbashkët.

“Në margjinat e sesionit të 75-të të UNGA, mbajta një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadine, Sir Louis Hilton Straker. Diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në temat e interesit tonë të përbashkët. Z.Straker e informova me zhvillimet politike në Kosovë, specifikisht për Marrëveshjen e normalizimit ekonomik me Serbinë që do t’i hapë rrugë finales së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues dhe brenda rendit tonë kushtetues”, ka deklaruar ministrja Haradinaj Stublla./Zëri