Policia: Xhandarmëria serbe nuk ka hyrë brenda territorit të Kosovës

Policia: Xhandarmëria serbe nuk ka hyrë brenda territorit të Kosovës

Aktuale September 26, 2020 - 17:20

Pasditen e së premtes, pati dyshime që pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë futur sërish brenda territorit të Kosovës.

Kjo bazuar në një raportim të faqes “Svirca” në “Facebook”, e cila kishte publikuar xhirime dhe fotografi derisa ata ishin rreth 500 metra nga kufiri në Svircë – Kapi.

Policia e Kosovës në lidhje me rastin, ka dhënë detaje në lidhje me këtë dyshim.

“Sipas konfirmimit të patrulles që ka dalë në vendin e ngjarjes, pjesëtarët e uniformuar të Serbisë, kanë qenë në piken 0 (zero) të vijes kufitare, por nuk e kanë kaluar atë.

Edhe dëshmitari në deklaratë e ka konfirmuar që nuk e kanë kaluar rrugen që shtrihet përgjatë vijës kufitare në atë pjesë.

Me të pranuar informata të tjera nga atje, do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e policies”./Zëri