Nasim Haradinaj akuzohet për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës
Foto:Laura Hasani

Nasim Haradinaj akuzohet për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës

Aktuale September 26, 2020 - 19:23

Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 shtator 2020, Nasim Haradinaj u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas Prokuruorisë Speciale për Haradinajn është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës

Informacioni për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Nasim Haradinajt para gjykatësit do të njoftohet më vonë.

Paraqitja e parë do të bëhet në seancë të hapur dhe mund të ndiqet në transmetim me

video në internet. /Zëri