228 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID

228 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID

Aktuale September 27, 2020 - 09:40

Gjatë 24 orëve të fundit, njoftohet se kanë ndodhur 17 aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk ka pasur aksidente të cilat kanë përfunduar me fatalitet.

Bazuar në raportin e Policisë së Kosovës, po ashtu, janë shkaktuar gjithsej 25 aksidente trafiku me dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 861 tiketa trafiku, ndërsa për mos respektim të ligjit anti-COVID, janë shqiptuar në total 228 tiketa ndëshkuese. /Zëri