Shkolla “Faik Konica” vazhdon mësimin online, 4 mësimdhënës të infektuar

Shkolla “Faik Konica” vazhdon mësimin online, 4 mësimdhënës të infektuar

Aktuale September 27, 2020 - 11:32

Në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet 4 mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, për këtë IKSHPK-ja ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë të zhvillohet mësimi online për dy javë, njofton Zeri.info.

“Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKShPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitiv me Covid 19. Prandaj, IKShPK ka rekomanduar që mësimi në shkollën "Faik Konica", nga skenari “A”, të kaloj në skenarin “C”, mësimin online, për dy javë.IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitoroj gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin “A””, theksoi ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook. /Zëri