16 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 2 në gjendje të rëndë

16 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 2 në gjendje të rëndë

Aktuale September 28, 2020 - 09:09

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 16 pacientë me COVID-19.

Sipas raportit ditor, nga 16 pacientë me COVID-19, 10 po trajtohen me oksigjenoterapi dhe dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, transmeton “Zeri.info”.

Nga personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar një mjek, katër infermierë dhe një punëtor i shërbimeve teknike. /Zëri