Qeveria hap zyrë për asistencë për qytetarët e Luginës

Qeveria hap zyrë për asistencë për qytetarët e Luginës

Aktuale September 28, 2020 - 09:21

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që të hapë zyrë për t’u ofruar asistencë qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Ky propozim është bërë nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ndërsa ka treguar se zyra e cila do të funksionojë në kuadër të zyrës së kryeministrit do të ndihmojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Luginës në shumë fusha, transmeton “Zeri.info”.

“Përmes kësaj zyre Qeveria e Kosovës angazhohet të marrë masat e nevojshme, që të lehtësojë dhe përmirësojë jetën e qytetarëve në Luginën e Preshevës, në fushat si; arsim dhe kulturë, ekonomi dhe mbështetje tjetër sipas legjislacionit në fuqi”, ka thënë Selmanaj.

Ky propozim është miratuar nga kabineti qeveritar me dy abstenime. /Zëri