Përfundon intervistimi i Çekut në Hagë

Përfundon intervistimi i Çekut në Hagë

Aktuale September 28, 2020 - 12:05

Ka përfunduar sot intervistimi i Agim Çekut në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” avokati i tij, Artan Qerkini.

“Z. Çeku është paraqitur para prokurorit sot, më datën 28.09.2020. Intervistimi i tij ka përfunduar. Kjo është e tëra që mund të ju themi për momentin”, ka thënë Qerkini për “Zëri.info”.

Kujtojmë se ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, sot është intervistuar në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. /Zëri