Ekspertët shëndetësorë kërkojnë nga Qeveria maqedonase heqjen e testeve PCR për shtetet fqinje

Ekspertët shëndetësorë kërkojnë nga Qeveria maqedonase heqjen e testeve PCR për shtetet fqinje

Aktuale September 28, 2020 - 12:46

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është rekomanduar heqja e PCR testeve negative për shtetasit nga vendet e rajonit.

“Alsat” nga burime brenda komisionit mëson se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë ditës do të komunikojë me institucionet vendore dhe homologët e tij nga rajoni, që gjatë javës që vijon qeveritë të sjellin vendim unanim për heqjen e masës.

Në nismën rajonale për heqjen e njëkohshme të testeve PCR negativ, pritet edhe miratimi i masave që duhet respektuar për lëvizje brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor.