Zemaj premton shqyrtim të rekomandimeve të marra nga estrada

Zemaj premton shqyrtim të rekomandimeve të marra nga estrada

Aktuale September 28, 2020 - 13:43

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është takuar sot me pjesëtarë të estradës.

Zemaj ka thënë se rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm do t’i shtrojë për diskutim që masat e ndërmarra të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë, edhe për artistët.

“Sigurisht, rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm do t’i shtroj për diskutim që masat e ndërmarra të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë, edhe për artistët. Besoj, e ceka në takim, me pakon ekonomike të gjitha veprimtaritë që janë dëmtuar nga pandemia duhet të përfshihen për kompensim”, ka thënë Zemaj pas takimit.

Ministri ka ftuar të gjithë të japin maksimumin për ta luftuar virusin.

“Punë të përbashkët, rezultate të përbashkëta, andaj vlerësimi e pastaj edhe përgatitja për ecjen tutje do te jenë fokus i punës sonë të përbashkëta!”, thotë ai. /Zëri