S’ka kuorum, dështon sërish votimi i projektligji për rimëkëmbje ekonomike

S’ka kuorum, dështon sërish votimi i projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Aktuale September 28, 2020 - 14:08

Kuvendi i Kosovës as sot nuk ka arritur ta votojë projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike.

Në votim kanë marrë pjesë vetëm 48 deputetë, duke mos u krijuar as kuorumi për votimin e projektligjit, raporton “Zeri.info”.

Ky projektligj mes tjerash do t’iu mundësonte qytetarëve tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti.

Projektligji i cili po dështon të miratohet në Kuvend tash e disa herë, më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës dhe kap vlerën prej 385 milionë eurosh./Zëri