Kjo është pasuria e avokatit të ri të Popullit

Kjo është pasuria e avokatit të ri të Popullit

Aktuale September 28, 2020 - 14:17

Kuvendi i Kosovës sot ka zgjedhur Naim Qelajn avokat të Popullit.

Qelaj në vitin 2017 ishte emëruar zëvendësministër i Drejtësisë, ndërsa në këtë pozitë e ka deklaruar edhe pasurinë këtë vit.

Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion, Qelaj ka deklaruar rreth një milion euro pasuri të përbashkët të paluajtshme, si shtëpi, truall dhe tokë bujqësore, raporton “Zeri.info”.

Image

Vitin e kaluar Qelaj ka blerë një veturë në vlerë prej 4 mijë eurove, pa e deklaruar tipin e saj, ndërsa një veturë tjetër në pronësi të përbashkët e ka vlerësuar 14 mijë euro, e blerë në vitin 2017.

Image

Ndërkohë, para të gatshme në bankë ai i ka deklaruar 701 euro dhe kursime të fëmijëve 2000 euro.

Image

Si burim të të ardhurave Qelaj ka deklaruar pagën 1.066 si zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë. /Zëri