Edhe një i ftuar nga Specialja

Edhe një i ftuar nga Specialja

Aktuale September 28, 2020 - 14:32

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Visar Ballovci, i mbijetuar i masakrës në Burgun e Dubravës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Ballovci, i cili theksoi se më datën 12 të muajit tetor do të shkojë në Hagë në cilësinë e dëshmitarit, njofton “Zeri.info”.

“Më lejoni të ju njoftoj se kam marrë ftesë nga Gjykata e Hagës që të paraqitem më datën 12.10.2020 në cilësinë e dëshmitarit. Atje do të dëshmoj për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia dhe të shokëve të vrarë e të masakruar në Burgun e Dubravës, do të dëshmoj se lufta çlirimtare ishte më e pastër së loti dhe që krimet i shkaktoi Serbia në pragun e shtëpisë sonë”, shkroi ai.

“Ballin lart e kurrizin drejt, e gjithmonë krenar me UÇK-në tonë”, theksoi ai përmes një postimi në “Facebook”. /Zëri