Kreu i IKD-së denoncon kërcënimet që po i merr stafi i tij

Kreu i IKD-së denoncon kërcënimet që po i merr stafi i tij

Aktuale September 28, 2020 - 14:44

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka denoncuar sot publikisht kërcënimet që po merr stafi i institutit që ai drejton.

Sipas Miftarajt, sot një prokurore për krime lufte në Prokurorinë Speciale të Kosovës e ka thirrur në telefon monitoruesen e IKD-së dhe i ka kërkuar sqarime lidhur me publikimin e raportit “Amnistia e krimeve të luftës në Kosovë”.

Sipas tij, me këtë rast prokurorja, të cilës nuk ia ka përmendur emrin, ka tentuar të ndërhyjë në pavarësinë e IKD-së, e cila madje, siç shkruan Miftaraj, ka mbetur “e habitur se si ne nuk e kemi dërguar raportin tek ajo për ta shqyrtuar dhe redaktuar para publikimit”.

Po ashtu kreu i IKD-së ka thënë se një qytetar ka kërcënuar monitoruesin e IKD-së, ndërsa ka akuzuar Prokurorinë se nuk po merr masa ndaj tyre.

Miftaraj përmes një shkrimi në “Facebook” është zotuar se pavarësisht kërcënimeve nuk do të ndalin misionin e tyre për të kërkuar drejtësi.

Shkrimi i plotë i Miftarajt: