48 raste me COVID-19 sot në Kosovë

48 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Aktuale September 28, 2020 - 14:47

Nga 645 testime sa janë bërë në 24 orët e fundit në vendin tonë 48 prej tyre kanë rezultuar pozitive me COVID-19, raporton “Zeri.info”.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili i ka bërë publike këto të dhëna, ka thënë se edhe sot në Kosovë është situatë e kënaqshme sa i përket lakores së infeksionit.

Në takimin e sotëm të Komitetit për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës lidhur me COVID-19 ministri u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të zbatojnë me përgjegjësinë më të lartë masat mbrojtëse, duke bartur maskën, ruajtur distancën dhe higjienën, “sepse vetëm kështu mund t'ia dalim së bashku”. /Zëri