Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Lutfi Haziri: Sot ka humbur jetën një bashkëqytetar i infektuar me COVID-19

Lutfi Haziri: Sot ka humbur jetën një bashkëqytetar i infektuar me COVID-19

Aktuale October 17, 2020 - 23:04

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se një bashkëqytetar i tij e ka humbur betejën me COVID-19.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai i ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit, njofton Klan Kosova.

“Ky duhet të jetë alarm për të gjithë. Nëse nuk ruhesh, virusi mund të ta marrë jetën. Duhet të vazhdojmë me luftë agresive për ta mposhtur. Maskat, higjiena personale e distanca sociale, domosdoshmërisht janë bërë pjesë e jetës sonë dhe këto rregulla duhet t’i ndjekim në mënyrë të përpiktë derisa profesionistët e fushës ta thonë të kundërtën”.