Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Asociacioni i Komunave të Kosovës nis bashkëpunimin formal me Këshillin e Evropës

Asociacioni i Komunave të Kosovës nis bashkëpunimin formal me Këshillin e Evropës

Aktuale October 18, 2020 - 11:30

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përgëzuar Asociacionin e Komunave për nisjen e bashkëpunimit formal me Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Rajonal të Këshillit të Evropës, me seli në Strasbourg, për promovimin e standardeve evropiane të demokracisë lokale.

Ai thekson se ky bashkëpunim vlerëson nivelin e zbatimit të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje lokale në vend, transmeton Zëri.

“Përmes këtij bashkëpunimi do të vlerësohet niveli i zbatimit të parimeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në Kosovë, si dhe do të zhvillohet udhërrëfyesi për komunat dhe institucionet për të fuqizuar demokracinë lokale në Kosovë. Përmes këtij bashkëpunimi do të ndihmohen komunat për të forcuar kapacitetet e tyre përmes shkëmbimit të praktikave më të mira me komuna në vendet e BE-së”, theksoi ai përmes një deklarate.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës do të ndihmojë në këtë drejtim, duke avancuar ligjin për financat e pushtetit lokal dhe rregullativën tjetër ligjore. /Zeri.info