Jep dorëheqje drejtoresha e Pulmologjisë

Jep dorëheqje drejtoresha e Pulmologjisë

Aktuale October 22, 2020 - 11:23

Drejtoresha e Pulmologjisë në QKUK, Rukije Mehmeti, ka dhënë sot dorëheqje nga posti i saj.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar vetë Mehmeti, e cila ka treguar arsyen se pse u largua nga ky post.

Ajo tha se i është afruar koha e pensionimit dhe për këtë arsye dëshiron të qëndrojë më afër pacientëve dhe familjes dhe t’u lirojë hapësirë të rinjve.

“Unë po du me qenë më afër pacientit dhe familjes, se kam bërë mjaft sa i përket pozitës menaxheriale. Në kohë të vështira kam qenë këtu, por tash mendoj që e kam edhe pensionimin dhe duhet me u dhënë pak hapësirë edhe të rinjve”, tha tashmë ish-drejtoresha e Pulmologjisë, Rukije Mehmeti. /Zëri