Rekord testimesh, 159 raste të reja dhe asnjë i vdekur nga COVID-19

Rekord testimesh, 159 raste të reja dhe asnjë i vdekur nga COVID-19

Aktuale October 22, 2020 - 14:17

Në Kosovë është shënuar rekord testimesh për COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar 1245 mostra, ku prej tyre 159 kanë rezultuar pozitive me koronavirus, transmeton ëZeri.infoë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

ëSot është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitive, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga COVID-19ë, ka bërë të ditur Zemaj. /Zëri