Haxhiu: Valën e dytë të Covid-it e kemi kaluar verës, tash jemi afër valës së tretë

Haxhiu: Valën e dytë të Covid-it e kemi kaluar verës, tash jemi afër valës së tretë

Aktuale October 22, 2020 - 21:56

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili është edhe anëtar i Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, në RTK ka thënë se Kosova tashmë e ka kaluar valën e dytë të koronavirusit dhe po përgatitet të hyjë në valën e tretë.

“Kosova po përgatitet të hyjë në valën e tretë, sepse valën e dytë e kemi kaluar në muajt korrik dhe gusht. Atëherë i kishim deri në 280 raste në ditë. Kjo rritje e numrit të infeksioneve pati ndodhur për shkak të papërgjegjësive të dy qeverive, asaj Kurti e kësaj Hoti. Ata e hapën vendin pa asnjë analizë, duke e quar vendin buzë koplasit, prandaj ajo ishte vala e dytë. Tash mund të përgatitemi për valën e tretë”, ka thënë Haxhiu.

Si shkak i rritjes së numrit të të infektuarve në korrik dhe gusht, Haxhiu tha se kjo ka ardhur për shkak të lirimit të shpejt të masave dhe tubimeve të pakontrolluara.

“Tubimet janë ndër faktorët kyç në shpërndarjen e infeksionit, ndërkaq tek ne kishte shumë tubime duke e vendosur interesin personal para shëndetit të qytetarëve”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se kjo rritje ishte dhuratë nga dy qeveritë që ai i quajti të papërgjegjshme.

Sipas tij, muajt korrik dhe gusht ishin muajt me të rëndë për sistemin shëndetësorë të Kosovës dhe ky sistem ishte para kolapsit.

“Duhet të jemi real, shifrat tash dhe shifrat para dy jave kanë qenë më të mira. Rritja e rasteve aktive bën që të ketë më shumë shpërndarje të virusit”, ka thënë Haxhiu.