Profesori amerikan për vjedhjen e dymilionëshit: Kosova pas 12 vitesh pavarësi nuk po arrin ta luftojë korrupsionin

Profesori amerikan për vjedhjen e dymilionëshit: Kosova pas 12 vitesh pavarësi nuk po arrin ta luftojë korrupsionin

Aktuale October 23, 2020 - 21:53

Profesori amerikan në Shkollën e Studimeve Profesionale të Universitetit të Nju Jorkut, SHBA, Alon Ben-Meir ka thënë se pas 12 vitesh pavarësi, Kosova ende nuk ka arritur të luftojë korrupsionin.

Ai përmes një postimi në “Twitter” ka përmendur vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit teksa ka thënë se lufta kundër korrupsionit mbetet e ulët.

“Disa ditë pas raportit të Komisionit Evropian për vitin 2020 mbi Kosovën, përparimi i theksuar në luftën kundër korrupsionit mbetet i ulët, mbi 2 milionë euro u vodhën nga Thesari. Kosova nuk po arrin të luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem të fortë juridik edhe pas 12 vjetësh pavarësi”, ka deklaruar profesori amerikan./Zëri