Deputeti i LVV-së reagon pas shkarkimit të bordit të KEK-ut

Deputeti i LVV-së reagon pas shkarkimit të bordit të KEK-ut

Aktuale October 24, 2020 - 17:15

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi ka komentuar rreth raportimeve të fundit se Qeveria ka shkarkuar bordin e KEK-ut dhe ka emëruar një të ri, përcjell Zeri.info.

Abrashi, përmes një postimi në "Facebook" ka thënë se po vazhdon kapja e bordeve nga koalicioni i pushtetit, e kësaj rradhe në KEK.

"Vazhdon kapja e bordeve nga koalicioni i pushtetit, kesaj radhe ne KEK. Natyrisht, anetaret e rinj jane militante aktiv te partive te pushtetit. Deri me tani, asnje reagim, pa bujë", thotë Abrashi.

Ai shton se për këtë çështje po mbretëron heshtje totale dhe se kështu vendi "po i kthehet normalitetit te vjeter ku krimi dhe kapja jane dicka e zakonshme". / Zëri