Haziri kërkon evitim të gjobave dhe respektim të masave

Haziri kërkon evitim të gjobave dhe respektim të masave

Aktuale October 24, 2020 - 18:08

Komuna e Gjilanit ka arritur shifrën prej 1256 të infektuarve me koronavirus. Aktualisht, në këtë komunë janë 178 raste aktive.

Për këtë gjendje, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër përhapjes së virusit dhe t’i evitojnë gjobat.

“Në ditën e 226 të përballjes me COVID19, gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1256 raste të infektuara në total, 1030 të shëruar, 178 raste aktive, 48 të vdekur, 10 të hospitalizuar dhe 172 mostra në pritje. I ftoj qytetarët që t’i evitojnë gjobat duke i respektuar masat kundër përhapjes së virusit dhe t’i kthehen solidaritetit e lojalitetit kundër COVID-19. Kujdes, e mos u bën për kujdes intenziv”, shkruan Haziri në një postim në “Facebook”./Zëri

 

Në ditën e 226 të përballjes me #COVID19, gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1256 raste të infektuara në total,...

Posted by Lutfi Haziri on Saturday, October 24, 2020