Haradinaj sërish Hotit për task-forcën antikorrupsion: Bashkëpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë

Haradinaj sërish Hotit për task-forcën antikorrupsion: Bashkëpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë

Aktuale October 24, 2020 - 18:45

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ditë më parë ka shfuqizuar Departamentin Special Anti-Korrupsion i cili funksiononte në kuadër të Policisë së Kosovës.

Edhe pse ky vendim u kritikua shumë, Hoti edhe para medieve “arsyetoi” veprimin e tij duke theksuar se Task Forca ishte antikushtetuese.

Veç shoqërisë civile, EULEX-it e Bashkimit Evropian, kritika për këtë veprim Hoti ka marrë edhe nga partneri kryesor i qeverisë së tij, Ramush Haradinaj.

I pari i AAK-së, gjatë ditës së sotme ka dalë publikisht kundër vendimit të shuarjes së Task Forcës.

“Shkarkimi i task forcës kundër korrupsionit shkakton pasiguri juridike. Kjo task forcë ka funksionuar më shumë se 10 vite. Kanë hetuar dhe kanë qenë në proces të hetimit të shumë rasteve të profilit të lartë në bazë të mandatit të tyre. Puna e tyre ka treguar që askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia”, ka shkruar sot në një postim në Facebook”, Haradinaj.

Kjo deklaratë, bëri që edhe Hoti të reagojë ndaj Haradinajt.

“Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor. Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, shkruajti Hoti në një postim në “Facebook”.

Kundërpërgjigjet ndaj njëri-tjetrit, gjatë ditës së sotme nuk u ndalën. Haradinaj, përsëri i ka reaguar Hotit përmes një postimi tjetër.

“Bashkpartiakeët tuaj edhe mund t’ju tolerojneë, por, ky eështeë qeëndrimi i shtetit aleat qeë eështeë vendimmarreës peër liberalizim teë vizave:

“Fatkeqeësisht vendimi i qeveriseë seë Kosoveës peër shuarjen e Task Forceës Anti-Korrupsion, ngrit shqeteësime teë meëdha peër vullnetin politik peër trajtimin efektiv teë cëeështjeve korruptive”, deklaron Haradinaj në postimin e tij./Zëri