Grenelli kërkon nga serbët në SHBA të bëjnë diçka për Trumpin, “ai ka punuar për ju” (VIDEO)

Grenelli kërkon nga serbët në SHBA të bëjnë diçka për Trumpin, “ai ka punuar për ju” (VIDEO)

Aktuale October 25, 2020 - 23:40

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar votën e sërbëve që jetojnë në SHBA për presidentin aktual Donald Trump.

Grenell këto ditë ka mbajtur një takim-fushatë me komunitetin serb që jeton në Wisconsin, ndërsa në një video të publikuar dëgjohet duke kërkuar nga serbët të bëjnë diçka për presidentin Trump, pasi sipas tij, ai ka punuar për ta, transmeton Zeri.info.

“Unë dua të kërkoj të bëni diçka për presidentin, sepse ai ka punuar për ju, dhe është koha që ne të punojmë për të. Nëse ne arrijmë të fitojmë në Wisconsin sërish… ne mund të dërgojmë një mesazh shumë të fuqishëm, dhe për këtë meritat t'ia japim serbëve”, dëgjohet duke thënë Grenelli, duke u shprehur krenar që gjendet në mesin e serbëve që jetojnë në SHBA. /Zëri