Edhe sot pritet të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit në Kosovë

Edhe sot pritet të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit në Kosovë

Aktuale October 26, 2020 - 08:09

Edhe gjatë ditë së sotme në Kuvendin e Kosovës do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Deputetët e këtij komisioni do të intervistojnë ish-zëvendësdrejtorin menaxhues në AKM, Ahmet Shala.

Intervistimi i Shalës do të nisë në orën 10:00.

Ndërsa në orën 11:00 në këtë komision do të merret në pyetje edhe ish-anëtari i Bordit, përfaqësues i Sindikatave të Punëtorëve, Haxhi Arifi.