Kosovë, 663 të vdekur dhe 2 mijë e 192 raste aktive me koronavirus në total

Kosovë, 663 të vdekur dhe 2 mijë e 192 raste aktive me koronavirus në total

Aktuale October 26, 2020 - 08:35

Në Kosovë janë 2 mijë e 192 raste aktive me COVID-19.

Sipas njoftimit të fundit të Institutit, deri më tani janë shënuar 663 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1.049 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 186 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 (MIQ, QKUK)”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 54 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.