Policia gjobit 894 qytetarë, që nuk respektuan masat antikoronavirus në Kosovë

Policia gjobit 894 qytetarë, që nuk respektuan masat antikoronavirus në Kosovë

Aktuale October 26, 2020 - 09:06

Javëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë.

Kësisoj, institucionet e vendit kanë kërkuar nga qytetarët që të jenë sa më të përgjegjshëm në respektimin e masave, pasi në të kundërtën do të gjobiten.

Gjatë 24 orëve që lamë pas Policia e Kosovës ka shqiptuar 894 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Duhet përkujtuar që shqiptimi i gjobave nga Policia nisi pas votimit të ligjit në Kuvendin e Kosovës.

Numri total i të prekurve me COVID-19 në vend është 17 mijë e 934, derisa janë shënuar 663 raste të vdekjes