Gjatë javës së ardhshme takim online i liderëve të Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë, ftohet edhe Kosova

Gjatë javës së ardhshme takim online i liderëve të Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë, ftohet edhe Kosova

Aktuale October 26, 2020 - 09:12

Udhëheqësit e qeverive të Ballkanit Perëndimor do të bëjnë përpjekjen e radhës për të çuar përpara iniciativën e Shengenit Ballkanit.

“Top Channel” ka mësuar se nuk do të jetë një takim i ngjashëm si ato në Nish, Tiranë ose Ohër, por do të zhvillohet përmes platformës “Zoom” javën e ardhshme.

Mbetet me interes për t’u parë pjesëmarrja e Kosovës, paçka se takimi nuk do të jetë ballë për ballë, por online.

Kujtojmë se një prej pikave të marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Avdulla Hoti në Shtëpinë e Bardhë është edhe ulja në tryezën e bisedimeve të Shengenit Ballkanik.

Gjatë vizitës në Shkup homologu Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ia përsëriti ftesën kryeministri Hoti, kur tha se Kosova duhet të afrohet me iniciativën rajonale të Shengenit Ballkanik, me qëllim që të jetë prioritet për rajonin, pa dallim të çështjeve të hapura politike.

Zaevi në konferencën për shtyp e konfirmoi takimin me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama.

Ky takim përmes “Zoom”-it mbart edhe disa pikëpyetje të tjera për përfaqësimin e Malit e të Zi, si dhe Bosnjë e Hercegovinës.