Në dy javët e fundit, Kosova në mesin e pesë shteteve evropiane me më së paku të infektuar

Në dy javët e fundit, Kosova në mesin e pesë shteteve evropiane me më së paku të infektuar

Aktuale October 26, 2020 - 12:03

E përditshmja finlandeze, “Helsingin Sanomat” ka publikuar shifrat krahasuese të 14 ditëve të fundit, ku Kosova, bashkë me Estoninë, Norvegjinë, Finlandën dhe Serbinë, janë vendet me më së paku të infektuar me koronavirus në Evropë, me nga 41-60 raste për 100.000 banorë.

Estonia është vendi me më së paku të infektuar të regjistruar brenda 2 javëve të fundit, me 41.1 të infektuar për 100 mijë banorë. Pastaj është Norvegjia me 44, Serbia me 53,8, Kosova me 59,9 dhe Finlanda me 51,4 të infektuar në 100 mijë banorë, raporton Zeri.info.

Estonia është po ashtu një nga tri vendet evropiane, bashkë me Moldavinë dhe Malin e Zi, që kanë shënuar rënie të shkallës së infektimit në dy javët e fundit.

Ndërkaq, shkalla më e lartë e të infektuarve gjatë kësaj periudhe është regjistruar në Belgjikë, Republikën Çeke, në Andorrë dhe në Shtetin e Vaktikanit. Ky i fundit, vetëm pak javë më parë, shkallë e infektimeve e kishte zero, por tani ka ndër më të lartën (1,316-1,818 për 100,000), ka thënë “Helsingin Sanomat”.

Më poshtë mund ta shihni hartën interaktive për secilin vend veç e veç, me të dhëna në gjuhën angleze. /Zëri

 

--