Thaçi viziton kullën në Ozrdim, ku gjatë luftës u morën vendime të rëndësishme

Thaçi viziton kullën në Ozrdim, ku gjatë luftës u morën vendime të rëndësishme

Aktuale October 26, 2020 - 13:45

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot fshatin Ozdrim të Klinës, ku gjendet Kulla e Rezistencës e familjes Imeri.

Thaçi bashkë me përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së ka zbuluar pllakën në Kullën e Rezistencës, ku, siç ka thënë ai, gjatë luftës u morën vendime të rëndësishme.

“Në fshatin Ozdrim të Klinës, me përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së, e zbuluam pllakën në Kullën e Rezistencës së familjes Imeri, ku gjatë luftës morëm vendime të rëndësishme. Erdha sot këtu për të treguar respekt për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për rezistencën e Ozdrimit me rrethinë dhe për të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët që dha kjo trevë”, ka shkruar Thaçi për vizitën në Ozdrim. /Zëri