Policia konfirmon se Kadri Shala është vetëdorëzuar

Policia konfirmon se Kadri Shala është vetëdorëzuar

Aktuale October 26, 2020 - 14:16

Policia e Kosovës ka konfirmuar se pronari i “LDA Group”, Kadri Shala, është vetëdorëzuar sot në Polici.

Nga Policia kanë konfirmuar për “Zërin” se pas dorëzimit Shala është në proces të intervistimit.

“Sot në Polici të Kosovës është vetëdorëzuar një mashkull kosovar, i cili tani është në proces të intervistimit. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personin në fjalë do t’i ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, thuhet në përgjigjen që Zyra për Informim e Policisë ia ka kthyer “Zërit”.

Kujtojmë se më 20 tetor është arrestuar Labinot Gruda, i cili duke keqpërdorur detyrën zyrtare, duke përdorur Thesarin Shtetëror të Kosovës, ka transferuar para në vlerë prej 2.077.995.90 milionë eurove në kompaninë “LDA Group”, ku pronar është Kadri Shala.

Ndaj Grudës ka nisur një proces gjyqësor.