Haziri: Nëse Vjosa Osmani largohet, fillimisht e dëmton LDK-në e pastaj edhe veten

Haziri: Nëse Vjosa Osmani largohet, fillimisht e dëmton LDK-në e pastaj edhe veten

Aktuale October 26, 2020 - 22:57

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk duhet të largohet nga LDK.

Osmani është përjashtuar nga të gjitha pozitat në organet udhëheqëse të LDK-së dhe ka paramajmëruar se do të nisë subjektin e saj politik. Po ashtu, ajo ka hedhur akuza ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Haziri ka thënë se largimi i Osmanit do ta dëmtonte LDK-në dhe demokracinë e brendshme të këtij subjekti, por edhe vetë Osmanin.

“Definitivisht që do ta dëmtojë LDK-në. Çdo figurë e fuqishme që është ngritur në LDK nëse largohet sigurisht që do të na dëmtojë, dhe këtë mund ta shohim vetëm në zgjedhje. Por mësimet e të kaluarës së afërme na mësojnë qe përveç LDK-së, ajo do ta dëmtojë edhe veten”, ka thënë Haziri në Syri TV.