Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Djali i Ukshin Hotit i del në krah Bogujevcit: Çdo sulm ndaj teje është edhe ndaj meje, familjes sime e gjithë të rënëve

Djali i Ukshin Hotit i del në krah Bogujevcit: Çdo sulm ndaj teje është edhe ndaj meje, familjes sime e gjithë të rënëve

Aktuale November 20, 2020 - 13:24

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti, ka reaguar ndaj sulmeve që po i bëhen deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.

Hoti, përmes një postimi në “Facebook”, e ka vlerësuar Bogujevcin si “dëshmi e gjallë” e masakrave dhe gjenocidit të bërë ndaj Kosovës.

“Saranda Bogujevci është dëshmi e gjallë e së vërtetës për masakrat dhe gjenocidin e ndodhur ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Çdo sulm ndaj Saranda Bogujevcit është sulm ndaj meje, sulm ndaj familjes sime dhe të gjithë atyre që me gjakun e tyre fituan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kushdo dhe kudo qofshin ata.

Saranda, të njoh dhe jam me fat që të kam mike, je ndër njerëzit më të mirë që kam njohur në jetë. Jam me ty gjithmonë”, shkruan deputeti Hoti në postimin e tij. /Zëri