78 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalin e Gjilanit, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë

78 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalin e Gjilanit, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë

Aktuale November 22, 2020 - 14:19

është rënduar gjendja me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Aktualisht aty janë duke u trajtuar 113 pacientë, 78 prej të cilëve janë të konfirmuar me virusin COVID-19.

Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Ukshin Ismaili, ka thënë se ky është numri më i lartë i pacientëve që nga fillimi i pandemisë.

“Situata është tejet e rënduar dhe për brengosje në Spitalin e Përgjithshëm. Për momentin i kemi 113 pacientë të hospitalizuar, ku prej tyre 78 janë COVID-pozitiv dhe që të gjithë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi”, ka thënë Ismaili për Mediafokus.info.

Ai pohoi se i gjithë stafi aty, me të gjitha kapacitetet profesionale po japin cdo gjë nga vetja për t’iu dalë në ndihmë pacientëve.

“Mesazhi im dhe i të gjithë kolegëve sipas OBSH, IKSHPK dhe MSh është: maska, distanca, higjienë personale dhe mos grumbullim. I brengosuri, dr. Uka”, ka thënë Ismaili.

Ndryshe, të premten në Spitalin e Përgjithshëm kanë ndërruar jetë 4 pacientë, të cilët ishin të konfirmuar me COVID-19./EO