Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
 Nga 707 rastet pozitive 380 janë nga Prishtina

Nga 707 rastet pozitive 380 janë nga Prishtina

Aktuale November 22, 2020 - 15:20

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.831 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 707 raste pozitive, raporton Zeri.info.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv./Zëri